“Do të kemi rënie të shitjeve dhe një pjesë e stafit do të shkurtohet”

Sektori që do të preket më shumë nga masat e reja kufizuese të lëvizjes së qytetarëve është ai i bareve dhe restoranteve.

Ne do të na prekë shumë kjo mbyllje, edhe pse jemi të lumtur që kufizimi u bë pas orës 22.00 dhe jo më herët. Por sektorin tonë e prek shumë dhe disa biznese që janë kryesisht ato të jetës së natës penalizohen tërësisht nga kjo masë. Deri më sot kemi 40% rënie të xhiros dhe këto humbje do të rriten pas kësaj mase.”

Edhe sektori prodhues prej një reduktim të shitjeve pas hyrjes në fuqi të orareve të reja të lëvizjes, sidomos në sektorin e pijeve dhe ushqimeve, i cili furnizon bizneset e shërbimit: hotele, bare, restorante.

Presim rënie të shitjeve, kemi sektorin e pijeve dhe ushqimeve që do të preket por dhe konsumi në tërësi do të tkurret, pasi nuk jemi në situatë optimiste.”

Problemet më të mëdha prodhuesit i kanë të lëvizja e punëtorëve pas orës 22.00 të mbrëmjes.

Nuk ka ende informacion se ku duhet të marrim autorizimet, a janë të vlefshme autorizimet që kemi marrë më parë. Ka linja prodhimi me furra që duan 1 javë për fikje dhe puna është me 3 turne.”

Bizneset presin shtim të numrit të të papunëve.

Turni i tretë dhe i dytë patjetër që do të shkurtohet, prandaj duhet që qeveria të kontribuojë për pagat e tyre. Nuk kemi vetëm kufizim në orën 10, por që në 9, sepse klienti në 10 duhet të jetë në shtëpi.”

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në fund të qershorit pandemia krijoi 50 mijë të papunë.

Tv Klan