Krijuesit e dokumentarëve dhe aktivistët mjedisorë përfshirë adoleshenten britanike Bella Lack shpresojnë të frymëzojnë më shumë përpjekje për ndryshimin e klimës, përmes disa filmave me mesazhe sensibilizuese të paraqitura në Festivalin e Filmit në Kanë.

Një ndër ceremonitë më të mëdha të kinemasë në botë u rikthye pas një ndërprerjeje të vitit 2020 për shkak të pandemisë Covid-19 dhe këtë vit ka nxjerrë në pah prodhimet me një fokus mjedisor në një përzgjedhje të veçantë.

Festivali, i cili ka tërhequr njerëz nga e gjithë bota, ka sjellë në tapetin e kuq aktivisti 18-vjeçar Lack, i cili shfaqet në dokumentarin “Animal” së bashku me ekspertin e shimpanzeve Jane Goodall.

Filmat e tjerë që do të prezantohen përfshijnë “Bigger Than Us”, prodhuar nga aktorja fituese e Oskareve Marion Cotillard dhe që përfshin aktivistë të rinj nga Indonezia në Malavi. Aktivistët janë shprehur kjo është një mënyrë për të treguar se gjithësecili duhet të jetë më miqësor me natyrën për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm si ndalimi i hedhjes së plastikës në dete dhe oqeane.

Gjithashtu në tapetin e kuq vjen edhe regjisori dhe njëherazi aktori francez Louis Garrel “The Crusade”, një komedi imagjinare për fëmijët që shesin stolitë e prindërve të tyre në përpjekjen e tyre për të shpëtuar planetin.

Klan News