Andy Cohen ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të parë mbrëmjen e së hënës. Bejamin Allen Cohen erdhi në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese. Producenti televiziv lajmëroi lindjen e foshnjës me anë të një fotoje bardh e zi në Instagram.

“Ky është djali im Benjamin Allen Cohen. Ai është 4.1 kilogramë. Ndërsa emrin e mori nga gjyshi im Ben Allen. Jam i mbushur me dashuri dhe s’kam fjalë ta përshkruaj. Përjetësisht mirënjohës nënës zëvendësuese. Dhe unë jam baba, wow,”-

shkroi fituesi i Emmy.

50-vjeçari njoftoi se do të bëhej baba në dhjetor. Cohen është producenti ekzekutiv i serialeve si “Real Housewives” dhe moderon “Watch What Happens Live”.

Klan Plus