Veliaj nderon Angelo Velasquez me “Kullën e Sahatit”


Veliaj nderon Angelo Velasquez me “Kullën e Sahatit”

18:33 25/11/2022

Producenti amerikan, i ftuar tek “Kënga Magjike”

I ndodhur në Shqipëri për festivalin e Këngës Magjike, Producenti i njohur amerikan, Angelo Doc Velasquez e ka vlerësuar Tiranën si qytetin më të sigurt për turistët. Në krah të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Velasquez s’u kursye kur tha se gjatë qëndrimit në Tiranë është ndier edhe më i mirëpritur se në vendin e tij, SHBA.

“Tirana është më i sigurt se qyteti im! Unë mendoj se ky qytet është i mrekullueshëm, mikpritja e njerëzve, dhe kudo që kam shkuar e kam ndjerë këtë. Gjëja më e rëndësishme, si turist, është të ndihesh rehat dhe i sigurt, dhe ndihem që jam i mirëpritur në shumicën e vendeve që shkoj. Sepse në SHBA, ka vende ku shkoj dhe nuk ndihem i mirëpritur. Ndërsa këtu, unë ndjej vërtetë energjinë, ndjej pozitivitet dhe ndjej shumë, shumë dashuri dhe pasion”.

Në shenjë mirënjohjeje, Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi artistit amerikan, “Kullën e Sahatit të Tiranës”.

“Një nga artistët më të arrirë, mentor për shumë artistë. Është vërtetë nder që e kemi në Tiranë, edhe një nga ata personazhe që ka qenë frymëzues për shumë artistë të rinj”.

Tv Klan









Të ngjashme