Producenti i serialit   “Squid Game” ka thënë se presidenca e Donald Trumpit nxiti publikimin e serialit të famshëm.

Hëang Dong-hyuk fillimisht pati idenë për serialin në 2008 gjatë krizave financiare globale, por vetëm me ngritjen e gjigantëve teknologjikë dhe presidencës së Trumpit producenti  besoi se seriali  do të kishte jehonë në publik.

Teksa përmëndi ish-presidentin e ShBA-së Trump, Hëang tha se: Donald Trump ngjasonte me një nga VIP-at në Squid Game. Teksa është shprehur më tej se dikur,dukej sikur Trump  drejtonte  një shfaqje lojërash, jo një vend, që  po i tmerron njerëzit. Pas gjithë këtyre që ndodhën, producenti mendoi se ishte pikërisht koha që kjo shfaqje të dilte para botës.

Në serial, karakteret VIP kanë pjesëtarë të maskuar të elitës së pasur të cilët shikojnë për argëtim garën për mbijetesë të lojtarëve.

Klan News