Programi “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme intervistën me producentin e njohur, Leonard Bombaj. Ai tregoi detaje interesante dhe të pathëna më parë për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Bombaj u shpreh se hera e parë që ai doli në televizion ka qenë në një kronikë në lajme, por kishte dalë më kurriz dhe aty kishte menduar se do kishte një fat të keq në këtë jetë dhe asnjëherë nuk do dilte në televizion.

Por gjërat rrodhën shumë ndryshe, karriera e tij filloi në teatrin e Elbasanit, për të vazhduar më pas me projekte të tjera që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Leonard Bombaj: Zbulova një nga sëmundjet që kam në këtë moshë, një nga gjërat që nuk rezistoj dot është komplimenti.

Mirela Milori: Kur është puna jote e parë në televizion?

Leonard Bombaj: Është hera e parë që dua të them disa gjëra, që i them për herë të parë. E para fare ka qenë në 1980 e ca, ishte një emision lajmesh në kohën e realizmit socialist, që unë kam dalë dhe kam parë veten time në televizion, por prapë nuk po e shikoja mirë. Thashë sa inat, do kem një fat të keq në këtë jetë, asnjëherë nuk do dal në televizor. Unë e quaj ëndrra e parë.

Mirela Milori: Dole në lajme, si?

Leonard Bombaj:  Po punonim me kombinatin e autotraktorëve dhe…

Mirela Milori: Të morën në kronikë?

Leonard Bombaj: Po në kronikë dhe unë hera e parë që dola në televizion dhe e pashë veten time me kurriz dhe më ngeli mendja, më dhimbte shpirti kaq shumë. Pastaj në 1992 në qytetin e Elbasanit bashkë me një kolegun tim, Artan Gjevori, ne kemi një material të një autori shumë të famshëm që fshihej, se nga unë sot do kesh vetëm gjëra që do t’i tradhëtoj, do t’i them të tëra. Ishte Gent Arbana, një parodi shumë e bukur, që pas atij emri fshihej Ismail Kadare. Edhe aty patëm një famë shumë të madhe bashkë me kolegun dhe në teatrin e Elbasanit “Skampa”, ne filluam karrierën tonë dhe më mbrapa filluan dhe projektet e tjera, që nuk pushonin pastaj./tvklan.al