Sipas specialistëve duhet punuar për cilësinë e prodhimeve dhe të zbatohen teknologjitë e reja

Prodhimet shqiptare i kanë kaluar kufijtë dhe konsumohen në vende të ndryshme të Europës. Fermerët kanë lidhur kontrata me eksportues të huaj duke shtuar fitimet e tyre. Cilësia e prodhimeve rritet nga viti, në vit por megjithatë sipas specialistëve të huaj duhet bërë akoma më shumë.

Klima e favorshme shqiptare ku mund të mbjellësh fruta dhe perime të ndryshme, si dhe afërsia gjeografike me disa vende europiane e bën Shqipërinë të lakmueshme nga shtete të tjera.

Për të qenë të suksesshëm duhet të marrë si shembull edhe eksperienca e vendeve të tjera afër nesh. Me qëllim lidhjen e kontratave tregtare është përgatitur edhe grupi i parë i studentëve në universitetin bujqësor. Veç shteteve fqinje, prodhimet e tokave shqiptare shkojnë në vendet të ndryshme të Europës përfshirë edhe lindjen e kontinentit.

Klan News