Pro-europiani Nicusor Dan është ftues i zgjedhjeve presidenciale në Rumani. Kryebashkiaku i Bukureshtit, një politikan centrist siguroi (grafiku) gati 54% të votave përballë pro-rusit George Simion, i cili mori më shumë se 46%.
Ultra-nacionalisti Simion, adhurues i Donald Trump-it, ndonëse fillimisht refuzoi të pranojë parashikimet e exit-polleve që e vendosnin atë në nivele të përafërta mbështetjeje, e pranoi rezultatin përfundimtar përmes një videomesazhi, në të cilin tha se kjo ishte vetëm një betejë e humbur.
Megjithatë ky ishte rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë për këtë grupim politik në këto 6 vite të ekzistencës. Mbështetje të madhe për radikalët e djathtë dhanë rumunët e diasporës.
Analistët thonë se balotazhi i dha një lloj çlirimi Bashkimit Europian dhe NATO-s, të cilët do të vazhdojnë të mbështeten tek ndihma e Rumanisë për Ukrainën, që konsiderohet jetike për nga një vend kufitar pjesëtar i aleancës ushtarake veri-atlantike.
Simion kishte paralajmëruar ndalimin e ndihmës për Kievin, nëse zgjidhej president.
Tv Klan