Seriali “La Casa De Papel” është një ndër më të preferuarit dhe të suksesshmit kohët e fundit. Sezoni i pestë “Money Heist” po pritet nga fansat me padurim, ku mendohet se do fillojë në tremujorin  fundit të vitit 2021 dhe do ketë 10 seri.

Një ndër aktorët kryesorë të serialit dhe më të dashur për të gjithë “profesori” ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ngritur shumë pikëpyetje. Álvaro Morte ka falenderuar për gjithë mbështetjen që ka marrë në këto 5 sezone dhe tregon se do i mungojë shumë koha që ka shpenzuar për realizimin e këtij seriali.

 “Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro.

Shumë fansa kanë qenë në dyshim nëse sezoni i pestë është i fundit apo Alvaro do largohet nga seriali. Në fakt thuhet se ky do jetë sezoni i fundit dhe prandaj profesori i ka falënderuar dhe përshëndetur të gjithë. /tvklan.al