Nga programet televizive dhe bizneset e pasurive të patundshme, në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ky është Donal Trump, 70 – vjeçari që për 4 vitet e ardhshme do të drejtojë një nga fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitet 70, kur Trump hyri në biznesin e familjes me një kapital të vogël, siç thotë ai, prej 1 mln dollarësh për t’u bërë edhe më i suksesshëm se i ati, që e kishte nisur më herët biznesin e pasurive të patundshme. 10 vite më vonë, në 80 -ën, Donald Trump u bë i njohur për publikun amerikan pas botimit të best seller -it “The Art of the Deal”, “Arti i marrëveshjes”, botuar në atë kohë nga New York Times.

Një dekadë më pas, Trump u bë producenti i një nga spektakleve më të rëndësishme të asaj kohe “Miss Universe” për të vazhduar angazhimin e tij në disa seriale televizive dhe filma si “I vetëm në shtëpi”, “Seksi dhe qyteti”, etj.

Për dy dekada, Trump u gjend në mëdyshje se cila do të ishte partia, ku do të angazhohej, për të përfunduar me pas tek republikanët, pas zgjedhjeve të fituara nga Presidenti ende në detyrë, Barak Obama. Një nga momentet kur Trump arriti të fitonte vëmendjen e publikut në botë, ishte kur ngriti akuzat për Obamën se ai ishte një president i lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

Ish – ylli televiziv u shpall fitues i befasishëm i nominimeve të republikanëve për president gjatë kësaj vere. Fushata, e cila u konsideruara si më e ashpra e zgjedhjeve amerikanë në histori, u shoqërua me disa skandale të republikanit, siç ishte ai i një video të vitit 2005, kur Trump shprehej me një gjuhë vulgare ndaj femrave, pjesëmarrëse të “Miss Universe” apo çështja e taksave të cilat ai shmangu për gati dy dekada.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump është zotuar të ngrejë një mur në kufirin SHBA – Meksikë për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Trump po ashtu ka thënë se, nëse do të zgjidhej President, ai do të praktikonte “verifikimin ekstrem” të emigrantëve myslimanë, për të përcaktuar se cili prej tyre është terrorist. Fillimisht, ai ka thënë se do t’i ndalojë të gjithë myslimanët në SHBA.

70 vjeçari e ka cilësuar Presidentin Obama si një lider të dobët, ndërsa Clinton si “Sekretaren më të keqe të Shtetit” në historinë amerikane.

Vlera neto e pasurisë së Trump llogaritet midis 3 miliardë dhe 3.7 miliardë dollarë. Trump ka pesë fëmijë nga tri martesa.

Tv Klan