Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen për zbatimin e plotë të programit kombëtar për reduktimin e kredive me probleme.

Gjatë një takimi që Maryam Salim, Përfaqësuese e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri dhe Gallina Andronova Vincelette, Menaxhere pranë Bankës Botërore për Evropën dhe Rajonin kanë zhvilluar me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë u shtrua mundësia e akordimit të programeve të përbashkëta në të ardhmen të cilat do të përmirësojnë kreditimin, si në rritjen e tij edhe në kujdesin që duhet të tregojnë bankat.

Guvernatori Gent Sejko tha se Banka Qendrore do të mbështetë qëndrueshmërinë fiskale të vendit dhe se mbështet nismat që synojnë formalizimin e ekonomisë.

Tv Klan