Programi Botëror i Ushqimit, nismë e Kombeve të Bashkuara, ka fituar sot Çmimin Nobel për Paqe.

Kjo nismë u krijua në vitin 1961, dhe siguron ushqim për mbi 90 milion njerëz në vit.

Ky projekt u nderua “për përpjekjet e bëra në luftimin urisë, për kontributin e dhënë në përmirësimin e kushteve në zonat e prekura nga konflikti dhe për ndihmën e dhënë në parandalimin e përdorimit të urisë si një armë lufte dhe konflikti në vende të ndryshme”.

Çmimi i dhënë në vlerë prej 1.1 milionë dollarësh, u shpall sot nga Instituti Norvegjez Nobel në Oslo.

Kujtojmë se Çmimin Nobel për Paqe, vitin e kaluar e fitoi Kryeministri Etiopian Abiy Ahmed, për ndihmën e dhënë në përfundimin e një lufte të gjatë midis vendit të tij dhe Eritresë fqinje./tvklan.al