“Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar nga qendra e vaksinimit në sadiumin “Air Albania”, se shumë shpejtë do të vijnë vaksinat e para nga programi Covax, ndërkohë që të hënën më 1 mars vjen dërgesa tjetër nga Pfizer, por nuk ka bërë publike se sa do doza do të jenë.

“Që me ardhjen e vaksinave sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë në vijim vaksinimin.

Në 10 ditëshin e parë të marsit janë planifikuar 14.400 doza që do të vijnë nga kjo marrëveshje e parapranuar nga qeveria”, tha Manastirliu.

Dozat që vendi ynë do të marrë nga programi Covax janë të kompanisë AstraZeneca, vaksina të cilat në shumë vende nuk po përdoren për moshat mbi 55 vjeç, pasi nuk ka pasur studime klinike për moshat e mëdha.

Sipas Manastriliut vaksinimi i stafeve shëndetësore të spitaleve universitare përfundoi këtë të premte, dhe po vijon me kategoritë e e tjera.

“Kemi filluar dhe përfundon sot vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Qendrën Spitalore të Burgjeve, gjithashtu dhe Institutin e Mjekësië Ligjore dhe po ashtu vijojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve të familjes”, deklaroi ajo.

Deri tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta.

Klan News