Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të programit ekonomik nga Partia Demokratike. Në një postim të shkurtër në mediat sociale, Rama shkruan se programi i PD është njësoj si premtimi i Bashës për tramvaj në vitin 2011.

Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011🚡Gjumë të ëmbël🛌”, shkruan kreu i qeverisë Edi Rama.

Ky reagim i Kryeministrit vjen pas prezantimit të programit ekonomik të PD. Lulzim Basha ka premtuar sot se kur ai të vijë në pushtet do të ketë një taksë 9%, do të ulet çmimi i energjisë dhe u karburanteve. Do të ketë libra falas për të gjithë nxënësit deri në klasën e 12-të dhe do të ndihmohen dhe studentët.

Po ashtu nga Basha u premtua një rritje ekonomike dhe 110 mijë vende të reja pune./tvklan.al