Aksioni anti-informalitet ndaj bizneseve që abuzojnë, Lulzim Basha thotë se po bëhet për tenderin 15 milionë Euro që është paracaktuar.

Në një postim në Facebook, kryetari i PD shkruan se familjarë të Kryeministrit Rama dhe mafias kroate do të përfitojnë 10 milionë Euro në vit nga programi elektronik që do t’u shitet bizneseve.

Sipas Bashës, programi për bizneset do të jetë monopol i mafias kroate dhe familjarëve të Kryeministrit.

Postimi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Hajduti Psiqik – Mafia Kroate – Vëllai në mes

Tani të gjithë e kuptojnë se një nga arsyet kryesore për dhunën e gjobave dhe sekuestrimeve kundër sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre dhe për të financuar hajdutërinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë.

Tenderi 15 milion euro i paracaktuar për miqtë e mafias kroate dhe familjarët e Hajdutit Psiqik, është pjesa më e vogël e përfitimit. Mafia kroate dhe Hajduti Psiqik do të fitojë 10 milion euro në vit nga shitja e programit elektronik tek bizneset.

Për këtë po bëhet e gjithë lufta për faturimet e Hajdutit Psiqik: që t’u imponojë bizneseve shqiptare blerjen e programit nga miqtë e mafias kroate në janar kur hyn në fuqi detyrimi.

Në janar miqtë e mafias kroate në ortakëri me familjarët e Hajdutit Psiqik do jenë të vetmit që do kenë gati programin për ta shitur me detyrim te bizneset, sepse çdokush tjetër nuk do ketë detajet teknike për ta ndërtuar. Praktikisht miqtë e mafias kroate, Hajduti Psiqik dhe familjarët e tij do të kenë monopolin.

Hajduti Psiqik nuk do ndalet deri sa të vjedhë edhe pikën e fundit të mundit dhe gjakut të shqiptarëve. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk. /tvklan.al