Gjatë ditëve të fundit të vitit, televizioni kombëtar Klan do të ofrojë për të gjithë teleshikuesit e tij në Shqipëri dhe Kosovë, një program special të përgatitur me mjaft përkushtim nga stafi i këtij televizioni.

Kështu departamenti i prodhimeve artistike të Tv Klan do të sjellë gjatë këtyre ditëve mjaft premiera muzikore artistike ekskluzive të përgatitura enkas për festat e fundvitit. Ndër to mund të përmenden koncerti Grand Gala në bashkëpunim me Teatrin e Opras dhe Baletit, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në datën 30 Dhjetor në mbrëmje dhe që do të përmbajë pjesë nga më të bukurat e repertorit botëror klasik.

Koncerti i fëmijëve me rastin e vitit të ri dhe lotarisë speciale Portat e Fatit do të jenë dy premierat e mëdha që do të shfaqen në datën 31 Dhjetor. Po në mënyrë ekskluzive të gjithë programet e Tv Klan do të transmetohen drejtpërdrejt nga Tirana në datën 31 dhjetor në të gjithë Kosovën, duke filluar nga ora 52 e deri pas mesnate nëpërmjet televizionit Koha Vizion si dhe do të ketë lidhje direkte nga sheshi Skënderbej në Prisshtinë ku do të jetë një koncert me këngëtarët më të mirë shqiptarë për të transmetuar drejtpërdrejt atmosferën festive atje.

Data 1 Janar do të përmbajë premiera të tjera të shumta si koncertin e Elita % dhe këngëtares Bleona Qerreti. Rojal Flash një program i përgatitur nga trupa e baletit të Tv Klan, mbrëmje Jazz-i me saksofonistin Brikel Gunga, pjesët më të mira të spektaklit shqiptar Netët e Klipit, si dhe premierat e filmave vizatimor të dubluar në shqip Hirushja dhe Pimpa.

Ndërsa data 2 do të ketë ritransmetime të emisioneve më të ndjekura gjatë vitit në Tv Klan si dhe premierën e filmit për fëmijë Tarzani të dubluar në gjuhën shqipe. Redaksia e informacionit të Tv Klan do të transmetoj në këto ditë të fundvitit një përmbledhje speciale të lajmeve më të rëndësishme të vitit 2002.

Politika, kronika, socialet, kultura, zhvillimet më të rëndësishme nga bota dhe sporti do të vijnë për ju në këtë program informativ të kësaj redaksie. Më të mirat e Champions League, kampionatit më të bukur të futbollit në botë do të transmetohen në një emision të veçantë gjatë këtyre ditëve, ku nuk do të mungojnë edh ritransmetimet e emisioneve më të bukura dhe më të ndjekura të vitit në Tv Klan si: Opinioni me të ftuar politikanët Nano dhe Berisha, Miss Shqiperia 2002, koncert 3 tenorët, Netë Vere 2002, Kopertina Vip, filma artistik, etj.

Të gjitha këto Tv Klan i bën për të qëndruar sa më pranë familjeve shqiptare që ata të gëzojnë në natën e ndërrimit të viteve nën shoqërinë e programeve të vitit në shoqërinë e Tv Klan./tvklan.al