Manastirliu: Përfitojnë 270 mijë fëmijë në të gjithë vendin

Programi i depistimit të shëndetit në shkollat 9-vjeçare ka nxjerrë në pah se 10 mijë fëmijë kanë probleme me shikimin ndërsa 1 mijë probleme më dhëmbët. Këto dy programe po zbatohen për herë të parë dhe do të shtrihen në të gjithë vendin.

“Janë më shumë se 270 mijë fëmijë që përfitojnë nga dy programet tona, qoftë përsa i përket Programit të Kujdesit ndaj Shikimit, qoftë përsa i përket Programit të Kujdesit Oral”, “nisëm këtë program në 10 kabinete të reja dentare në shkollat e Tiranës. Gjithashtu do të shtrihemi këtë vit edhe në tre qarqe, me 8 kabinete në Shkodër, në Elbasan dhe në Durrës”.

Në zonat rurale do të vihen në funksion dhe njësite lëvizëse.

“Ne planifikojmë që të kemi gjithashtu edhe dy kabinete të lëvizshme, të cilat brenda vitit do t’i kemi, për të mundësuar edhe vizitat dhe kontrollin për kujdesin ndaj dhëmbëve edhe në zonat rurale, aty ku aksesi është më i pakët, që të garantojmë që fëmijët tanë të jenë edhe më të shëndetshëm”.

Deri tani, mbi 82 mijë fëmijë në të gjithë vendin janë depistuar për shikimin në shkolla.

Tv Klan