Pas publikimit të lajmit se Koreja e Veriut ka rinisur të zhvillojë programin raketor, vjen reagimi i presidentit amerikan Donald Trump. Në një dalje publike, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se do të ishte i zhgënjyer nëse Penianit, i rikthehet lëshimit të raketave.

Megjithatë, presidenti rikonfirmoi marrëdhënien e mirë me liderin komunist Kim Jong-un. Pamjet satelitore të publikuara në media tregojnë rindërtimin e një stacioni raketor, të cilin Koreja e Veriut kishte premtuar se do ta shkatërronte.

Këto zhvillime vijnë pas dështimit të samitit të dytë mes Trump dhe Kim Jong-un, në Hanoi, pasi Uashingtoni refuzoi kërkesën e Penianit për të hequr menjëherë sanksionet ekonomike.

Tv Klan