Veliaj: Tirana ka të ardhme në fushën e inovacionit 

Programi UK-Albania Tech Hub, që synon të nxisë startup-et shqiptare dhe ato të Ballkanit Perëndimor në fushën e teknologjisë, ka shpallur fituesit e pare. Për Kryebashkiakun e Tiranës, kjo tregon se tashmë kryeqyteti është kthyer në një qendër për inovacionin, duke kaluar në nisma konkrete dhe praktike.

“Jam shumë krenar për 28 fituesit e parë të një programi unik për Shqipërinë. Jam sot krenar sepse ky qytet ka një dëshirë për inovacion dhe teknologji. Më vjen mirë se kemi kaluar nga folklorizmi për inovacionin në diçka konkrete dhe praktike”.

Veliaj kërkoi prej të rinjve bashkëpunim për të nxjerrë produkte edhe më të mira.

“Nëse bëjmë edhe një pakt, përveç atij teknologjik, por edhe një pakt social me njëri-tjetrin, që secili që kemi në krah mund të jetë aleati, ortaku, frymëzuesi, bashkëpunuesi, klienti. Po ta shohim njëri-tjetrin me këtë pozitivitet, mund të korrektojmë shumë nga gabimet që disa zanate të tjera, e bëjnë tipikisht kur bëjnë gjithmonë llogaritë e tjetrit dhe pengojnë, njëri-tjetrin.

UK-Albania Tech Hub është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë. 

Tv Klan