Kryeministri Fatos Nano mbrojti para ligjvënësve projektin e qeverisë për vitin 2005. Prioritete sipas tij mbeten arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Sipas kreut të ekzekutivit, Shqipëria për herë të parë arrin të mbulojë shpenzimet korente nga të ardhurat korente. Papunësia parashikohet të zbresë në nivelin 11%, ndërsa 110 mijë buxhetorët do të kenë një rritje page mesatare prej 8%, po kështu edhe pensionistët.

Fatos Nano: “Për herë të parë qysh nga fillimi i tranzicionit, projektbuxheti i 2005-ës parashikon në mënyrë realiste se Shqipëria ka ardhur në gjendje të realizojë shpenzimet korente me të ardhurat korente dhe të marrë hua vetëm për të realizuar investime të reja suplementare. Kjo është arritja më e madhe e politikave ekonomike të ndjekura prej nesh në shtatë vitet e fundit. Në thelb plani buxhetorë i vitit 2005 është në funksion të krijimit të një ambienti të qëndrueshëm makroekonomik.”

Përmes projektbuxhetit kryeministri u ka kthyer përgjigje kundërshtarëve të tij politikë.

Fatos Nano: “Z. Berisha dhe disa më të vegjël se ai në opozië, përveç qëndrimeve të paralajmëruara për buxhetin 2005, i bashkoka edhe ëndrra për ta çuar Shqipërinë në skenare të ish-Republikave Sovjetike, të Gjeorgjisë apo Ukrainës. Më lejoni t’ju kujtoj se para dy netësh edhe unë u përshëndeta në Tiranë me këngëtaren ukrainase që festoi Festivalin e fundit Europian. Besoj se e kam autorizimin e saj për t’ju ftuar “zotërinj ulëritës” të kërceni me ritmin europian të botës reale dhe t’i braktisni ëndrrat me skenare që nuk mbërrijnë kurrë dot në Shqipëri.”

Projektbuxheti i qeverisë është kritikuar nga vetë socialistët. Kryetari i komisionit të ligjeve Sherifi si dhe kryetari i komisionit të industrisë Hasani kanë kërkuar më shumë fonde për institucionet e pavarura të drejtësisë si dhe për Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Në emrin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, propozoi gjatë pasdites rritjet e të ardhurave fiskale në 9.2 miliard lek, grant 30% për pushtetin lokal, rritje e 20% të pensioneve, ulje 1% e deficitit buxhetor, disiplinim të fondit rezervë të Këshillit të Ministrave si dhe kufizim politik të buxhetit në një vit elektoral.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar ritje prej 8.5 miliard lëkë të të ardhurat që parashikon 700 milion lek transfertat e qeverisë për pensionet si dhe 800 milion lek për investimet. Debati për buxhetin e qeverisë ktheu në identitet replikat mes pozitës dhe opozitës.

Sali Berisha: “Po ku shkojnë tjetër 700 milion euro? Kush nuk paguan? Kush vjedh? Le të shohim taksën tjetër, tatimin mbi fitimin që është taksa e Dukëve të Malajvitave, Durakëve, Mumudhve, Angjelve e këtyre. Këtyre fitimtarëve të mëdhenj. Sa paguajnë, dëgjojeni këtu pak. Sipas raporteve ndërkombëtare në vendet e tjera të rajonit si Bullgaria, kjo taksë përben 3.27 % të prodhimit të brendshëm bruto. Po në Shqipëri sa bën kjo? Kjo në Shqipëri bën gjithsej 1.7%. Kush nuk paguan doganat? Po Fatos Nano fut helikopter dhe autobus kontrabandë i pari. Po tjetër, Duraku dhe Angjeli janë kampion ia kalojnë edhe Dukës dhe klanit të Zemunit. Sepse janë 700 mijë ton naftë që zhdoganohet që nuk zhdoganohen. Mirë, kjo është për të qeshur. Kurse i treti vjen klani i Zemunit me pluhurat e bardha, sheqerin etj, etj., me radhë.”

“Është presidenti i atij vendi që në ’96-n, gjashtëmujorin e parë të vitit harxhoi 100 të deficitit dhe e futi këtë vend në krizë. Ky shtë ai burri që di ta qeverisë Shqipërinë dhe si e ka qeverius e tregon ’96-a dhe ’97-a. Urime zoti Berisha! ”

Sali Berisha: “Nuk e kisha fjalën për hajudtë xhepash, por e kisha fjalën për megahajdutë si Fatos Nano.”

Anastas Angjeli: “Ai ishte bisha që do të vinte, do të ulëriste dhe do të ikte. Ai ikën dhe s’do vij më. E kam fjalën nuk do të vij më në pushtet. Kjo “bishë” që ulëriti, me sa duket, i kanë mbaruar paratë e vjedhura në ’96-ën me skemat piramidale, me kontrabandën që bëri për të ndihmuar Millosheviçin. I kan mbaruar ato para që më valixhe i çoi në Lece dhe në Liechtenstein.”

Sali Berisha:“Se ti je një rrugaç ministë, një hajdut rrugaç, ordiner. Ti je një njeri që ke një edukatë të turpshme familjare. Që ke një fytyrë si ajo që ke. Unë kontolloj fjalorin, por ai kërcen si “pushka e fytyres së tij” e kupton ai se çfarë dua t’i them me këtë.”

Dashamir Shehi: “Buxheti i fukarenjve duhet të jetë. Mbasi kemi mbledh pak para, sido që ta ndajmë, tani s’kemi çfarë ndajmë. Thërrimet sido që t’i ndash, janë prap buk fukarenjsh.”/tvklan.al