Intervistë me Huanqin Xiao, CEO i Bankers Petroleum Albania

Kompania Bankers Petroleum Albania po planifikon të rrisë më tej investimet dhe prodhimin në fushën naftë-mbajtëse më të madhe në vend dhe Europën kontinentale, Patos-Marinzën.

CEO i Bankers Petroleum Albania, Huanqin Xiao, thotë se gjatë muajit tetor kompania do të nisë zbatimin e projektit të nxjerrjes së naftës përmes injektimin me avull. Ky zhvillim teknologjik është një metodë që përdoret sot nga kompanitë e mirënjohura në Perëndim dhe që po jep rezultate të dukshme.

Një tjetër projekti i rëndësishëm është trajtimi i mbetjeve hidrokarbure që është tashmë në zhvillim, pasi aktualisht Bankers po i trajton në furrat e çimentos në Fushë-Krujë.

Pas marrjes të të gjitha lejeve të nevojshme nga autoritetet përkatëse, Bankers do të ndërtojë njësinë e trajtimit të mbetjeve hidrokarbure (pa ndikim në mjedis) në fushën e naftës së Patos-Marinza, një investim që nuk është kryer më parë në Shqipëri.

Si ishte performanca e Bankers në vitin 2022 në lidhje me prodhimin, shitjen dhe investimet?

Në vitin 2022, industria e naftës shënoi një ecuri të luhatshme. Tek Bankers, prodhimi mesatar i naftës arriti në 9,267.1 fuçi naftë në ditë. Në fund të tremujorit të katërt, kishim 400 puse prodhimi të naftës në fushën e naftës së Patos-Marinza. Në total, Bankers prodhoi 540 mijë tonë në vitin 2022. Në gjysmën e dytë të vitit 2022, Bankers regjistroi një rritje të lehtë në prodhimin e naftës. Çmimi mesatar i Brent për vitin 2022 ishte rreth $101.3 për barel, ndërsa çmimi i realizuar nga Bankers ishte $84.87 për barel. Shitjet në tregun e eksportit ishin një pjesë e rëndësishme e shitjeve totale, llogariten rreth 96%. Megjithatë, në gjysmën e dytë të vitit 2022, çmimet e Brent ra në një mesatare prej $91 për barel, kjo çoi në një ulje të të ardhurave të Bankers gjatë këtij periudhe. Shumica e shitjeve vazhduan të drejtoheshin drejt tregut të eksportit, tregu i cili varet nga tregjet ndërkombëtare.

Si është performanca për këtë vit dhe çfarë pritshmërive keni për vitin 2023?

Për vitin 2023, mund të konfirmojmë se tendenca ka qenë pozitive në terma të prodhimit dhe shitjes. Në fund të vitit, planifikojmë të mbajmë nivelet e prodhimit në ato të vitit 2022 pa shënuar rënie, ndërkohë që kemi plane ambicioze për të nisur një projekt prodhimi përmes injektimit me avull në fushë. Gjatë gjithë vitit, parashikojmë që prodhimi të mbetet në 515 mijë tonë, dhe synojmë të hapim 28 puse të reja, përfshirë 4 puse termalë. Kjo teknologji e re, e përdorur nga kompani të njohura ndërkombëtare, do të na ofrojë një mundësi të re për të rritur prodhimin e naftës në fushën e naftës së Patos-Marinza. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pritet që injektimi me avull të fillojë në tetor të këtij viti, pasi të instalohen makineritë e nevojshme për këtë proces, të cilat do të importohen.

Cilat janë planet tuaja të ardhshme për investime dhe rritje?

Ambicia jonë është të investojmë në teknologjitë më të fundit në fushën e naftës së Patos-Marinzës dhe të rrisim prodhimin dhe potencialin e kësaj pasurie të rëndësishme për vendin. Siç përmenda më parë, injektimi i avullit është një projekt ambicioz që kemi në Patos-Marinzë, i cili, nëse kryhet sipas planit, do të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës nga kjo fushë. Ne jemi të vetëdijshëm se Patos-Marinza është aseti më i madh për prodhimin e naftës në Shqipëri dhe për këtë arsye nuk kemi ndaluar së investuari, jo vetëm në operacionet e hidrokarbure, por edhe në mjedis dhe komunitetet përreth. Trajtimi i mbetjeve hidrokarbure është tashmë një projekt që është në zhvillim, ku aktualisht po I trajtojmë në furrat e çimentos në Fushë-Krujë.

Pas marrjes të të gjitha lejeve të nevojshme nga autoritetet përkatëse, do të ngremë njësinë e trajtimit të mbetjeve hidrokarbure (pa ndikim në mjedis) në fushën e naftës së Patos-Marinza, një investim që nuk është kryer më parë në Shqipëri.

Ndërkohë, kemi një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale dhe çdo vit alokojmë fonde të konsiderueshme për ndërtimin e rrugëve, shkollave, hapësirave të gjelbra, etj., për banorët e komuniteteve ku operojmë.

Si e vlerësoni mjedisin e biznesit në vend dhe cilat janë sfidat kryesore? Çfarë duhet bërë për të reduktuar pengesat e biznesit?

Mjedisi i biznesit në Shqipëri shfaqet premtues, veçanërisht në sektorin e naftës, me mundësi për rritje dhe inovacion. Megjithatë, ka disa sfida që duhen adresuar për të përmirësuar më tej klimën e biznesit. Këto përfshijnë zbatimin dhe përditësimin e rregulloreve për t’u përputhur me standardet ndërkombëtare dhe për të promovuar lehtësinë e bërjes së biznesit, investimet në infrastrukturë, sidomos në transport dhe energji, për të zvogëluar kostot operative, arsimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore, zvogëlimin e korrupsionit, etj. Adresimi i këtyre sfidave do të jetë i rëndësishëm në krijimin e një mjedisi më të favorshëm dhe të qëndrueshëm të biznesit në Shqipëri.