Rama: Firmosëm një marrëveshje për t’i dhënë forcë të re Universitetit Bujqësor

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë edhe në Universitetin shtetëror të Miçiganit.

Një nga institucionet e larta arsimore më prestigjioze amerikane ku ministrja Kushi firmosi një memorandum mirëkuptimi me drejtues të këtij universiteti.

“Ishte vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit, për të krijuar një lidhje mes universitetit të famshëm të SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë e jo vetëm. Këtu jam me profesorin që koordinon këtë proces. Pasi kemi firmosur një marrëveshje, ne presim që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi në vizitë pune për t’i dhënë forcë të re universitetit Bujqësor. E duke i dhënë mundësi studentëve tanë që të qëndrojnë këtu”.

Projektet e bashkëpunimit mes universiteteve synojne që t’u mundësojnë të rejave e të rinjve shqiptarë studime të nivelit të lartë pa u larguar domosdoshmërisht nga Shqipëria.

Klan News