Nga Vlora, Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer edhe njëherë akuzat në drejtim të Presidentit Ilir Meta, për bllokim të projekteve në këtë qytet.

“E vërteta është shumë e thjeshtë. Ne kemi marrë përsipër që të bëjmë dy gjëra që ju e dini se jam shumë i bindur që e dini siç e dinë edhe ata që janë pak më në moshë këtu, janë premtuar jo përpara 30 vjetësh, janë premtuar përpara 50 vjetësh. Ju e dini që rruga e Lumit të Vlorës është premtuar sa herë është bërë ajo festa e Brigadave. I kam nga dëshmitarët e kohës. Tjetra, rruga lidhëse e Labërisë me bregun për të nxjerrë Kurveleshin nga vetërrethimi. Këto të dyja po i bëjmë realitet. Ajo që ndodhi ishte se kostoja e atij projekti doli shumë e lartë dhe ndërkohë donim që të rishikonim projektin, sepse duhet të kishte një kosto më të arsyeshme dhe zgjidhje më të arsyeshme nga pikëpamja inxhinierike vendosëm ta spostojmë atë fond për të mos e lënë pa përdorur në projektin e Radhimës që është projekti paralel me rrugën. Njëri është projekti i rrugës tjetri projekti i vazhdimit të Lungomares. Rruga do bëhet. Tani unë kam marrë informacion që Leskua i Vlorës, i famshmi ka filluar tashmë të merret me urën sepse vazhdojnë mendojnë që ky popull ka budallenj që meqë urën e mori Edi Rama do vazhdojnë të votojnë për Leskon që t’ua sjellë urën. Nuk besoj që të ketë vlonjat dhe lab dhe çdokush tjetër këtu që të hajë këtë kokërr ulliri nga pjata e mezos së Leskos që pi raki dhe flet përçart nëpër rrugë. Me siguri nuk ka. Ne do e bëjmë rrugën. Kemi ngrënë turpin e presidentit me bukë dhe i jemi drejtuar fondit saudit për të ndryshuar një klauzolë dhe tashmë nuk kemi autorizimin e Presidentit. Vlorën nuk e ndryshon dot askush. Kjo zonë ka qenë zona më e diskriminuar, e them në përgjithësi këtë. Kam parë shifrat e 30 vjetëve dhe kjo zonë deri në vitin 2013 ka qenë zona më e diskriminuar që nga viti 1991. Që kur ra regjimi në këtë zonë është bërë volumi më i vogël i investimeve qoftë nga të ashtuquajturit të djathtë.

Në një bashkëbisedim që zhvilloi këtë të premte me qytetarët e Vlorës, Rama ripërsëriti se Meta nuk është president, por shpërdorues i këtij institucioni në funksion të LSI-së.

“Ta filloj nga bishti i rrugës që është Presidenti. Për fat të keq, Iliri nuk është President, është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të Presidentit. E shpërdoron atë institucion në funksion të ndërmarrjes që formalisht, por jo realisht, e drejton e shoqja. Pra Presidenti, po e quajmë, se e ka këtë titull, thotë çfarë do qoftë që atij i duket se prodhon vota, për ndërmarrjen e tij partiake. Ajo që tha Damiani është tipike për të shpjeguar se si Ilir Meta shpërdoron rolin e një institucioni që është institucioni i unitetit kombëtar, rojtari i unitetit kombëtar. President që të përdorë një rrugë, një projekt rruge për të përçarë jo për të bashkuar duke keqinformuar, ky vend nuk ka pasur. E kam thënë më parë, Ilir Meta ka arritur të paarritshmen, e ka bërë Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni. Po të nisesh me standardin e Metës, Bujar Nishani duket si Xheferesoni, se është ai që është niveli nënujor siç thonë peshkatarët, por në krahasim me Metën është më norma”./tvklan.al