Projektet për diversifikimin e burimeve të energjisë

Projektet për diversifikimin e burimeve të energjisë

22:50 08/10/2019

Balluku: Duhet përdorur gazi dhe burimet e tjera të rinovueshme

Shqipëria është duke implementuar projekte në diversifikimin e burimeve të energjisë, duke nisur që nga gazi natyror që pritet të vijë nga TAP, ashtu edhe nga prodhimi i impianteve të erës dhe paneleve diellore.

Gjatë Ministerialit të Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji, i mbajtur në Lituani nën kujdesin e Sekretarit Amerikan për Energjinë, Rik Perri, Ministrja Belinda Balluku prezantoi punën që është duke bërë vendi ynë për të mos patur varësi nga burimet hidrike.

Ajo tha se tashmë kërkohet që gazi dhe burimet e tjera të rinovueshme, të jenë në qendër të prodhimit të energjisë. Deri më sot pothuajse 99% e burimeve të energjisë vijnë nga prodhimi i hidrocentraleve.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori