Veç natyrës e gastronomisë, Boboshtica shumë shpejt do të ketë një tjetër arsye për t’u vizituar. Muze i Rakisë, i pari i këtij lloji është projektuar të ndërtohet në këtë godinë të realizmit socialist, që do të shndërrohet në një atraksion turistik për këtë zonë, si pjesë e projektit të 100 fshatrave.

Në Boboshticë, vëmendje të rëndësishme i është dhënë dhe mbështetjes financiare për sipërmarrjet e vogla dhe ato të mesme me fondet e AZHBR-së.

2 të tilla janë vizituar nga Kryeministri, një bujtinë, si dhe një baxho djathi, të dyja kanë mundur të përfitojnë 15 milionë lekë, si pjesë e skemave mbështetëse për fermerët dhe bizneset.

Tv Klan