Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Gjermanët do të mundësojnë furnizimin për 24 orë me ujë të qytetit të Elbasanit. Projekti më i madh gjerman në Shqipëri, me një kosto prej 39 milion marka gjermane, do të fillojë të zbatohet praktikisht më 3 Janar të vitit 2001. Pas tre vitesh të gjata bisedimesh dhe pritjesh, pala gjermane dhe ajo shqiptare, të përfaqësuara nga Ujësjellësi i Berlinit, Ministria e Punëve Publike dhe Ministria e Privatizimit, arritën të nënshkruajnë përfundimisht marrëveshjen e investimit, e cila më parë do të miratohet nga parlamenti shqiptar.

Fillimisht projekti gjerman, do të fillojë punimet emergjente në vendosjen e kontaktorëve, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, si dhe rinovimin total, të rrjetit të tubacioneve dhe sistemit të pompave. Përfaqësuesi gjerman, pohoi se përveç ujësjellësit, pala gjermane, parashikon ndërhyrje dhe në rrjetin e ujërave të zeza të qytetit, të cilat derdhen pa asnjë kriter në lumin Shkumbin./tvklan.al