Egla Harxhi, e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ka folur për rilidhjen me partnerin e saj Alexandre de Basseville, për pushimet që kaluan së bashku këtë verë dhe për projektet që ai po merret.

Një projekt i rëndësishëm i Alexandre ka të bëjë me NATO-n që Egla shpreson të realizohet këtu në Shqipëri sepse do e ndihmonte shumë si vend dhe se do hapte shumë vende pune.

Rudina Magjistari: Si do jetoni tani të ndarë apo të bashkuar?

Egla Haxhiu: Unë do doja të qëndroja në Shqipëri, por janë edhe disa opsione në lojë, mund të jetë Skocia, Franca, por mendoj që pika më e përbashkët është Shqipëria. Idea është si do të zhvillohen projektet që kemi dhe projektet që ka Alexandre me NATO-n, varet se ku do të vendoset baza e këtij projekti që po laborohet në këto momente. Unë uroj dhe shpresoj që në Shqipëri sepse është një projekt që do sillte shumë zhvillim dhe shumë vende pune. Plus fakti që një strukturë NATO sot është shumë e nevojshme në vendin tonë. Nëse Shqipëria nuk do jetë e gatshme për këtë projekt, një vend tjetër do e ketë këtë mundësi. /tvklan.al