Projekti i autostradës “Arbën Xhaferri” shkurton në 45 minuta kohën nga Shkupi-Prishtinë

Projekti i autostradës “Arbën Xhaferri” shkurton në 45 minuta kohën nga Shkupi-Prishtinë

15:50 31/05/2019

Përderisa Kosova përfundoi projektin e autostradës prej 65 km deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, qeveria në Shkup shtyn edhe për disa muaj afatin e tenderimit të projektit të autostradës Shkup-Bllacë.

Nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se plani është që ndërtimi i kësaj rruge të bëhet në dy faza. Faza e parë nga kalimi kufitar Bllacë deri në rrugën lidhëse drejt Bllacës, me një gjatësi rreth dy kilometra dhe duhet të ndërtohet në 18 muaj.

Faza  e dytë do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, ndërtimi duhet të fillojë vitin e ardhshëm dhe të zgjasë rreth 36 muaj. Tenderi do të hapet në fillim të vitit 2020. Do të ketë  4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 9 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj.

Pritjet janë që kjo autostradë të vihet në përdorim në vitin 2023. Me ndërtimin e kësaj autostrade rruga Shkup  Prishtinë e cila për momentin zgjatë dy ore, do të shkurtohet  për 45  minuta. Autostrada Shkup – Bllacë do të financohet nga Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore, Banka Evropiane për Zhvillim, si dhe me mjete të Fondit Evropian për Ballkanin Perëndimor të siguruara nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT