Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Burime Njerëzore, Gunther Oettinger deklaroi se disa anëtarë dëshirojnë të dobësojnë ose ta rrënojnë Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi në një aktivitet të zhvilluar nga Unioni i Organizatave të Shoqërisë Civile Federale Gjermane, Oettinger foli në lidhje me rreziqet ndaj BE-së.

“Për mendimin tim projekti i BE-së ndodhet përballë një ‘rreziku vdekjeprurës’. Disa shtete në Evropë përpiqen ta dobësojnë, madje ta rrënojnë projektin”,

theksoi Oettinger, duke pretenduar se këto shtete janë qeveritë e Polonisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Italisë.

Po ashtu duke kritikuar edhe vendin e tij Gjermaninë, Oettinger tha se qeveria e Berlinit nuk ka treguar entuziazëm të mjaftueshëm për BE-në, sa i përket çështjes së buxhetit./AA