Në një tjetër deklarate, Partia Demokratike e ka akuzuar kryeministri Edi Rama për projektin e hidrocentralit të Skavicës.

Sipas opozitës, kreu i qeverisë ka hapur zyrtarisht rrugën për të përmbyllur aferën e tij me firmën turke Syzer.

Demokratët thonë se, tenderi do të bëhet me 11 korrik dhe se gara është formalitet, pasi fituesi është i paracakuar dhe kompania Syzer zyrtarisht ka marrë 8 pikë bonus.

Partia Demokratike paralajmëroi se pas ardhjes ne pushtet do ta zhbëjë konçensionin e ketij hidrocentrali.

Tv Klan