I konsideruar para pak vitesh si një prej hot-spoteve më të rrezikshme të mbetjeve urbane,m sot landfilli i Sharrës përpunon rreth 1 000 ton mbetje të kryeqytetit dhe rrethinave.Investimi për t’ia dhënë menaxhimin një kompanie private ka bërë që përpunimi të kryhet sipas standardeve evropiane.

Kjo ishte pamja që të ofrohej përpara disa vitesh në landfillin e Sharrës, i njohur si një prej hotspoteve më të rrezikshme. Sot Sharra nuk konsiderohet më një zonë e rrezikshme.

Që prej Janarit 2018, menaxhimi i këtij landfilli bëhet nga kompania Integrated Energy. Ajo vazhdon të jetë një vend-depozitim i mbetjeve të ngurta urbane, por konform të gjitha standardeve.

Ilirian Priftaj: “

Është mbyllur faza e parë e kapsulimit 80 mijë metër katrorë. Aktualisht vazhdon menaxhimi i mbetjeve urbane të ngurta të Bashkisë së Tiranës dhe depozitimeve të mbetjeve inerte që vijnë nga subjekte të ndryshme”.

Inxhinieri na tregon se investimi prej 128 milionë Euro shtrihet në 120 hektarë  dhe është planifikuar të menaxhojë mbetjet e të gjithë qarkut të Tiranës.

Ilirian Priftaj:

Në gjendjen që ne e morëm, kapaciteti ishte 0, se çdo gjë ishte në keqfunksionim, aktualisht me vënien në fuksionim ky landfill vazhdon të presë mbetje nga Bashkia dhe t’i menaxhojë ato sipas të gjithë standardeve. Sasia e mbetjeve që vjen vetëm nga Bashkia e Tiranës është 700 ton në ditë, ndërsa kapaciteti është 1000 ton në ditë nga mbetjet në rang qarku”.

Brenda 6 vite ky projekt do t’i japë Tiranës teknologjinë e duhur për trajtimin e mbetjeve urbane, ndërsa do të menaxhohet për 30 vjet nga koncensionari.

“Etapa tjetër është ndërtimi i qelizave të reja të vend-depozitimeve, mbetjet e lira, ato që kalojnë në komportim inerte, njëkohësisht dhe inceneratori që do të bëjë përpunimin final të këtyre mbetjeve”.

Por landfilli i Sharrës i ka dhënë zgjidhje përfundimtare edhe trajtimit dhe grumbullimit të inerteve, të cilat më herët hidheshin në brigje lumenjsh, në rrugë apo dhe pikat e grumbullimit të mbetjeve.

“Këtu kryhet depozitimi konform çdo lloj rregulli që ekziston në shtetin shqiptar dhe normave europiane, deri më sot ato hidheshin në lumenj. Me vënien në funksionim të këtij landfilli këto dhera depozitohen pranë këtij landfilli konform rregullave që përcaktohen”.

Në rast se kompanitë janë të interesuar të përdorin dherat që depozitohen në landfillin e Sharrës, kompania ka detyrimin ta afrojë pa pagesë. Mjafton që subjekti i interesuar të ketë dokumentin përkatës nga Bashkia Tiranë.

Tv Klan