Projekti i portit të Durrësit, Basha-Ramës: Asnjë milimetër përpara!




Projekti i portit të Durrësit, Basha-Ramës: Asnjë milimetër përpara!

18:26 22/01/2022

Nga qyteti i Durrësit, Lulzim Basha shprehu qëndrimin e tij kundër atij që e quajti “projekti fantazmë i portit të Durrësit”.

Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? E para punës se është një tjetër provë korrupsioni. Nëse ti ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pakonsultim, nuk sjell këtu një sheik, por del para durrsakëve e shpalos planin. Kjo është arsyeja pse PD dhe unë si kryetar kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit dhe do të hedhim të gjithë hapat ligjorë kushtetues, politikë që i ashtuquajturi projekt i Portit të Durrësit që që aktualisht është një projekt fantazmë i Edi Ramës me një grusht oligarkësh të mos të bëjë asnjë milimetër përpara. Jo se jemi kundër zhvillimit nuk bëhet pas kulisave, dhe në kurriz të pronave, të tokave, mbi padrejtësitë”.

“Le ta dëgjojë edhe njëherë nga Durrësi Rama dhe shokët e tij të babëzitur që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë tjetërsimin e pronës që u takon durrsakëve dhe nuk do të lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”.

Deklaratat, Basha i bëri gjatë takimit që pati këtë të shtunë me demokratë në qytetin bregdetar./tvklan.al











Të ngjashme