Në diskutimin në “Opinion” në Tv Klan për ndryshimet e kryera nga qeveria Rama përgjatë viteve,  Baton Haxhiu evidenton disa pika në planin e kryeminsitrit. Analisti rendin tre pika që i cilëson si avantazhe të këtij projekti të qeverisë për të vijuar më pas me elementin e dobët sipas këndvështrimit të tij.

Baton Haxhiu: Projekti është i ndërtuar në disa pika. Rama projekton qeverisjen e tij personale në stabilitetin institucional dhe nuk do figura politike për arsye se figurat politike edhe përplasen me të dhe thonë “unë mendoj”, edhe projektohen si liderë të ardhshëm.

Armand Shkullaku: S’ka ndodhur ndonjëherë.

Blendi Fevziu: Kështu ishte për shembull mos përfshirja e Blushit në 2013 në qeveri.

Armand Shkullaku: Heqja e Ditmir Bushatit.

Baton Haxhiu: E dyta është që Rama projekton reforma afatgjata prandaj i vendos edhe kriteret e veta për njerëzit teknikë. Të gjitha projektimet për arsye se ka pasur përvojë të keqe në vitin 2013 me qeverisjen me Metën dhe projektimi i tij ka qenë i zbehur prandaj ai ka projektuar qeveritë e ardhshme mbi persona ose personalitete teknike që asnjëherë nuk thonë “unë mendoj” por kryejnë punë mbi projeksionet e Edi Ramës.

Armand Shkullaku: Firmosin pa pyetur.

Baton Haxhiu: E treta është përvoja e administratës. Meqenëse Shqipëria ka pasur ngecje në përvojën e administratës, njerëzit që e ndërtojnë administratën dhe që vijnë nga administrata janë projektuesit kryesorë të atyre ose strukturës e cila vjen pas tyre, por jo ministri të jetë politik.

Blendi Fevziu: Administrata normalisht s’duhet të ndryshojë Baton, nga lëvizjet politike.

Baton Haxhiu: S’duhet të ndryshojë, por njerëzit kryesorë që kanë ndërtuar administratë të mirë nëse kështu së paku thuhet, janë pikërisht personat teknikë. Ku janë dobësitë e kësaj gjëje? Unë fola për përparësitë dhe ajo që projekton Rama. Cila është dobësia e këtyre? Dobësia e këtyre është për arsye se personat politikë që janë benda Partisë Socialiste bëjnë presione indirekte te njerëzit këtu për projektet personale. Ky eleminim i projekteve ose projekteve personale të figurave politike të Partisë Socialiste shpeshherë kanë detyruar këtë tip administrate në atë që quhet projeksione korruptive dhe nuk janë nga këta njerëz këtu, por nga figura të fuqishme politike të cilat janë jashtë./tvklan.al