Prej vitesh banorët e Kamzës janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKT, por së fundmi Bashkia Kamëz po investon me rrjetin e ri. Mirëpo, ky projekt ka lënë pa ujë prej një muaji, shumë familje. Arsyeja, mungesa e fondeve.

Banorët shprehen, se shkojnë e mbushin me makina në Brar, Dajt apo Shëngjergj, por jo të gjithë e kanë mundësinë.

Kemi rreth 25 vjet që jetojmë këtu, jemi furnizuar nga UKT, tani që e ka marrë Kamza kemi më shumë se një muaj e gjysmë pa ujë”, shprehet një banor i zonës. Ndërkohë një zonjë shprehet se të gjithë shkojnë mbushin ujë në Dajt. “Shkojnë dy herë në javë për të mbushur ujë”, thotë ajo.

Po ashtu banorët shprehen se ata nuk mund të respektojnë rregullat e COVID, pasi nuk ruajnë dot higjienën personale pasi nuk kanë ujë. Një banorë Fiqirete Kasa, shprehet se edhe pse nuk ka ujë në shtëpinë e saj ka ardhur një punonjëse e ujësjelllësit dhe i ka dorëzuar fatura 30 deri në 50 mijë lekë ujë për një muaj.

Për këtë problematikë emisioni “Stop” ka pyetur kryeinxhinierin e UKK-së, Sokol Rambi, i cili nuk thotë, se kur ka filluar dhe kur mbaron projekti, apo pse kanë ngecur punimet. Por në fund ai deklaron, se nuk ka fonde, prandaj është ndërprerë investimi në këtë zonë. Megjithatë për 10 ditë, këta banorë do të kenë ujë të pijshëm në shtëpi.

Kryeinxhinieri: Tashi, dëgjo..! Mbaroi ajo. Të bisedojmë njëçikë si njerëzit apo…?

Gazetarja: O zotëri, në momentin, që ti nuk më jep një ditë fikse mua, kur ka fillu projekti dhe kur mbaron, ti je i paqartë!

Kryeinxhinieri: Tashi, të të shpjegoj njē gjë?

Gazetarja: Ti je i paqartë!

Kryeinxhinieri: Këtu është një projekt, që ka përfunduar dhe ka mbaru në disa rrugica.

Gazetarja: Po!

Kryeinxhinieri: Këtu nuk ka ardhë, nuk e ka kap, s’i ka dalë fondi, nuk e di unë. Nuk mund t’i hyj dot një projekti, që s’ka mbaru!

Gazetarja: Po shyqyr mo zotëri, që e pranove, që s’i ka dalë fondi!

Kryeinxhinieri: O goce, se po m’lun mendsh!

Gazetarja: Mbaj njëcikë distancën e koronës. Unë për këtë punë jam, që të të t’luj mendsh!

Kryeinxhinieri: Deshe më, e more!

Gazetarja: E mora dhe këtë.

Kryeinxhinieri: E more dhe këtë?

Gazetarja: E mora dhe këtë!/tvklan.al