Policia shoqëron aksionin, banorët nuk kundërshtojnë

Ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e 5 banesave dhe bizneseve që i hapin rrugën projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja kanë qenë të pranishme, ndërsa qarkullimi në këtë zonë është bllokuar.

Banorët nuk kanë kundërshtuar aksionin. Nesër do të shembet me eksploziv një objekt 5-katësh.

IKMT njofton se deri tani në lotin e parë të Unazës së Madhe janë shembur 41 ndërtesa.

Tv Klan