Fshati 2 400 vjeçar i Nivicës është pjesë e listës së 100 fshatrave që qeveria ka programuar për t’i kthyer në qendra graviteti për zhvillimin e agroturizmit.

Për transformimin e tyre është kërkuar dhe ndihma financiare, por dhe eksperienca e ngjashme e vendeve të Europës.

Kësaj thirrje të qeverisë i janë përgjigjur disa ambasadorë të cilët ishin në Nivicë sëbashku me kryeministrin Rama, si dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Goran Pearson, i cili po viziton këto ditë Shqipërinë.

Të gjithë të ftuarit janë në një mendje, që potenciali i agroturizmit në Shqipëri është shumë i madh. Vetë kryeministri vlerëson mbështetjen e tyre dhe është optimist se projekti i 100 fshatrave do të këtë sukses.

Një nga projektet për Nivicën, që njihet si zemra e labërisë është dhe lidhja e kësaj zone malore me bregdetin nëpërmjet infrastrukturës rrugore, çka do të rriste dhe numrin e vizitorëve.

Tv Klan