Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shumë shpejt breglumasit do të ketë pamje krejt tjetër duke ju bashkangjitur lagjeve të Tiranës. Grupi i koordinimit të projektit pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe grupi i menaxhimit të projektit pranë bashkisë bashkëpunojnë për zbatimin e këtij programi në këtë zonë. Në përurimin e fillimit të punimeve të projektit të Bankës Botërore merrte pjesë dhe Zëvendës Ministri i Punës Vladi dhe shefi i kabinetit të kësaj ministrie.

Janë aprovuar pesë zona pilot dhe si më prioritaria është zgjedhur Breglumasi – Laprak, me një sipërfaqe prej rreth 33 hektarësh me 600 shtëpi. Por organizata shqiptare Co Plan, ka punuar katër vite më parë për përgatitjen e komunitetit për këtë projekt, ku përfshihet breglumasi, duke krijuar hapësirën e mundshme për një rrugë. Por jo vetëm kaq por dhe ana sociale u bë e mundur të ndryshoj nga kjo organizatë shqiptare me ngritjen  një qendre ambulatore, qendër sociale dhe kopësht fëmijësh.

Realizimi i projekteve të infrastrukturës konsiston në ujësjellës, kanalizime, energji lektrike dhe rrugë. Por nga studimi social–ekonomik që është bërë rezultoi që prioriteti i parë i duhej dhënë furnizimit me energji elektrike, që mungonte me linja të rregullta. Realizimin e këtij projekti e mundëson kredia e Bankës Botërore. Drejtorja e grupit të menaxhimit Suzana Cullufi apelon.

Suzana Cullufi:- “10% e investimit do të paguhet përpara fillimit të linjës sekondare dhe 10% pas përfundimit të linjës sekondare. Me pagimin e 20% ata do të jenë të gatshëm për të marrë linjën elektrike nga shtylla në shtëpinë e tyre. Mesazhi im për të gjithë banorët është ky, nxitoni të derdhni kontributet për linjën sekondare”.  

Ndaj ku shanc me mjaft përfitime dhenë breglumasit të pilotuar nuk duhet humbur./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti