Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Konferenca rajonale për grumbullimin e armëve në Gjirokastër, ka bërë bilancin e çarmatimit të kësaj popullsie gjatë vitit 2000. Në këtë qark, janë mbledhur 20% e sasisë së armëve të rrëmbyera në trazirat e 97. Mbi 2 milion fishekë dhe rreth 9 mijë materiale xheniere. Ndërsa në rang prefekture rreth 80% e sasisë së rrëmbyer. Këto të dhëna janë bërë prezentë në prani të Ministrit të Rendit Ilir Gjoni dhe zv/kryeministres Makbule Çeço.

Ndërsa në qytetin e Tepelenës është arritur të vendoset më shumë rend, e të ulen veprat penale, si pasojë e grumbullimit të armëve nga komisariati i këtij qyteti. Operacioni është kryer në bazë qytetesh e fshatrash.

Projekti “Një armë më pak, një jetë më shumë” është shtrirë edhe në qytetin e Korçës. Projekti është investuar nga Ambasada Amerikane dhe po realizohet nga shoqata jo qeveritare “Gruaja korçare”. Sipas tyre, Korça zë vendin e parë në shkallë vendi për grumbullimin e armëve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti