Në seancën plenare që po vijon prej orësh, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për projektligjin e Policisë së Shtetit.

Balla është shprehur se numri i ngjarjeve kriminale të parandaluara është rritur, ku 163 raste kanë qenë përgjatë një viti. Sa i takon sfidës me krimin kibernetik ministri tha se ky projektligj synon të përmbush të gjitha angazhimet e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se besueshmëria e publikut ndaj Policisë së Shtetit është rritur dhe këtë e tregojnë sondazhet, ndërsa sqaron se sa i takon projektligjit i është referuar më së shumti modelit italian.

Taulant Balla: Njëra prej tyre është fakti që lidhet me natyrën e shqiptarit i cili e ka mikun zot në shtëpi të vetë. Kemi pasur më shumë se 10 milion turistë në vitin 2023 dhe është fakt që asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ishte viktimë e një ngjarje kriminale. Në fushën e rendit publik krtahasimet bëehen brenda 10 vjeçraëve sepse ato të japin mundësinë të kuptosh ku ke qenë, ku je dhe natyrshëm ku duam të jemi. Viziioni ynë Shqipëria 2030 është në fakt thelbi dhe stnimi kryesor i këtij ligji.

Në rast se në vitin 2012 në Shqipëri kishim 125 jetë të humbur nga ngjarje kriminale vrasje në 2023 Shqipëria pati shifrën më të ulët historike me një rënie pak më shumë se tre herë me 35 dhe po ashtu një shifër tjetër që kjo qeveri ka investuar në sigurionë e rrugëve fakti është që edhe pse numri i mjeteve në përdorim është dyfishuar nga 2013-2023 numri i jetëve të humbura në incidente rrugore është përgjysmuar. Në rast se numri i mjeteve të shtetasve të huaj që hyjnë në shqipëri është shumfishuar ku në 2024 presim një shifër në 3.5 milion mjete me targa të huaja në Shqipëri dhe shtuar këtu edhe të paktën 900-950 mijë mjete i bije diku te 4.5 milion mjete në rrugët e Shipërisë trendi mbetet pozitiv në zvoglim të incidenteve me pasojë jetë të humbur.

Solla dy indikatorë të përmirësismit të sigurisë në vend dhe mëgjithatë sfida është e hapur. Ngjarjet kriminale një pjesë mund të parandalohen, një pjesë jo por e rëndësishme të hetohen. Vetëm gjatë vitit të fundit ne kemi 163 ngjarje kriminale të parandalura nga Policia e Shtetit dhe ky është një prej indikatorëve dhe kërkesave kryesore që ju shkon drejtorive vendore dhe ekipit drejtues të Policisë së Shtetit.

Ndërsa flasim për besimin e publikut unë mendoj që edhe këtu kemi përsëri të njejtin raport. Nëse kemi përgjysmim të veprave penale që lidhen me krimin ndaj personit kjo është shoqëruar me një indikator që vjen nga sondazhet e respektuara të agjensive të specializuara të mbështetura nga organizatta partnere. Sondazhi i fundit tregon që në rast se 10 dite më parë 1 në 3 shqiptarë kishte besim te Policia e Shtetit sot 72 % besojnë në Policinë e Shtetit. Kjo natyrshëm na jep inkurajimin që të synojmë të bëjmë atë kalimin në një nivel tjetër. Ky pra është qëllimi i këtij ligji.

Gjithçka e arritur është mirë, por jo ajo që do donim të kishim, Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian me një Polici Shteti të një vendi të BE. Prandaj kemi ardhur sot të kërkojmë mbështetjen tuaj që ’i japim Policisë së Shtetit kësaj uniforme mundësinë për më shumë energjizmi, për më shumë karriere bazuar në meritokraci dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Sa i përket sfidave me krimin kibernetik, ky është një ligj që synon të përmbush të gjitha angazhimet e Shqipërisë në kuadër të legjislacionit që lidhet me Policinë e Shtetit në rrugën e realizmit të aspiratës tonë historike për ta parë Shqipërinë brenda 2030 anëtare e BE. Sa i përket këtij modeli i jemi referuar modelit italian, por i jemi referuar edhe Kroacisë një vend që do të thoja është në 10-15 vjeçar para nesh në aspektin e proceseve integruese, i jemi referuar Sllovenisë dhe Rumanisë.

/tvklan.al