Projektligji për të drejtat e të rinjve

Projektligji për të drejtat e të rinjve

15:42 07/07/2019

Pas 29 vitesh të rinjtë shqiptarë do të kenë një ligj që synon të mbështesë të drejtat e tyre. Po teksa në komisionet parlamentare vijon diskutimi për projektligjin e hartuar nga Ministria e Arsimit, organizatat e shoqërisë civile thonë se ky ligj cënon pjesëmarrjen e të rinjve në  vendimarrje.

“Shkelje paraqet Neni i krijimit të Këshillit rinor vendor sipas të cilit kryetari i rinisë do të jetë kryetari i Bashkisë. Të rinjtë kanë nevojë të jenë të pavaruar dhe të kënë zë kritik kur diçka nuk shkon në institucione”, thotë Klaudio Pulaha.

Po ashtu ligji për rininë përjashton kartën e rinisë që do të ofronte shërbime lehtësuese për të rinjtë nga mosha 15 deri 29 vjeç, si dhe dhe nuk përcakton kartën e studentit.

“Nuk kemi një kartë rinore për të rinjtë. Dhe karta e studentit, a do të ofrohet edhe në qytetet e tjera universitare? A mund të përdoret karta e dhënë nga Bashkia e Tiranës edhe në Korçë”?

Problem sipas tyre mbetet edhe buxheti për rininë.

“Buxheti për rininë në buxhetin afatmesëm 2012 -2022 është 0.02% i Ministrisë së Arsimit. Nuk kemi një buxhet të dedikuar që ky ligj të jetë i zbatueshëm në të ardhmen”.

Projektligji pritet të miratohet nga Parlamenti në seancën e 11 Korrikut, ndërsa organizatat thonë se ai lë të papërfaqësuar të rinjtë pa shtetësi apo ata me shtetësi të huaj.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi