I shumë diskutuari projektligj për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari rrjedhojë dhe e predispozitës pozitive së Kryeministrit Pandeli Majko për zbardhjen e krimit në takimin e 21 Dhjetorit,duket se ka marrë formën e plotë në zyrat juridike të selisë blu. Sipas nënkryetarit demokrat Pollo:

Besoj që Kryeministri do t’a ketë në tryezën e punës së tij sapo të kthehet nga vizita ne Itali. Ai me gojë ka premtuar në takimin e 21 Dhjetorit, me sillni projektligjin, unë do t’a nënshkruaj dhe do t’a mbroj para grupit parlamentar. Pra, është përgjegjësia e Qeverisë dhe Partisë Socialiste të kalojë këtë ligj, është angazhimi direkt i Kryeminstrit. Ligji është i konceptuar edhe sipas modeleve që njihen në demokracitë perëndimore, citoj këtu modelin e këshilltarit të pavarur ose prokurorit te pavarur që në Amerikë u krijua si zyrë e veçantë Prokurorie gjatë skandalit të Uotergejtit për hetimin e Presidentit Nikson dhe është nje strukturë që është e pavarur nga Prokuroria e atij shteti dhe njerëzit që e drejtojnë këtë zgjidhen me propozim të opozitës. Struktura të tilla që bëjnë hetime dhe që kanë pavarësi për rastet kur dyshohet dyshimi i madh se shteti është i përfshirë në krim ka dhe në të drejtën kontinentale në shtetet e Europës. Nuk do kishte asnjë arsye ligjore për t’a kundërshtuar këtë ligj. Në qoftë se ekziston vullneti politik, në qoftë se zoti Majko arrin t’i mbushë mendjen shumicës së socialistëve në Parlament që ka një shumicë të madhe për t’a kaluar këtë ligj. Kjo nuk është më çeshtja jonë, është çeshtja e tij, është përgjegjësia e tij e Qeverise dhe e Partisë Socialiste.“/tvklan.al