Në takimin me fituesit e startup, Kryeministri Rama tha me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në vitin 2030 do të shtohen fondet për inovacionin.
“Me hyrjen në Bashkimin Europian, 1 miliardë e ca Euro është çdo vit. Ndryshe nga 1 miliardshi i deritanishëm ku pjesa më e madhe janë kredi, tek 1 miliardshi i çdo viti pjesa më e madhe janë grant. Pra, ndryshimi është jo pak por, ne sot jemi me mbështetjen e Bashkimit Europian 90% kredi 10 % grant. Me futjen në Bashkimin Europian kalojmë në 90% grant dhe 10% kredi”, u shpreh Edi Rama.
Sipas Kryeministri Rama, platforma e-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 milionë Euro. Kjo platformë me anë të asistentes virtuale Diella do të kryejë të gjitha shërbimet që do t’u kërkohet nga qytetarët.
Deri në fund të 2026, prokurimet publike do të bëhen me inteligjencë artificiale e cila po pershpejton edhe perkthimin e legjislacionit evropian.
“Me negociatat ne kemi tani në punë modelin e Inteligjencës Artificiale që bën të gjithë transferimin e ligjeve dhe e të gjithë atyre 250 mijë teksteve të BE-së për të cilat vendet e tjera përpara nesh kanë punësuar një armatë me përkthyesm, një armatë me draftues, ndërkohë që modeli jonë e bën brenda pak minutash atë që përkthyesi, draftuesi, bënin. Vetëm kjo punë i mori shtatë vjet.”, tha Rama.
Së shpejti qeveria shqiptare do hape një shkollë për teknologjinë tek “Piramida” krahas parkut teknologjik Durana.
“Në Shqipëri tani kemi aktiv parkun teknologjik Durana që është një park i cili është ekzaktësisht për të krijuar dhe për të gjithë ata si ju, brenda dhe jashtë, për produkte të teknologjisë”.
Në këtë takim 150 talente shqiptare prezantuan produktet e tyre inovative.
Klan News