Prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë studimore, të shoqëruar nga anëtarë të OPDAT në ambasadën amerikane në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës, bëhet me dije se prokurorët e SPAK janë zyrtarë amerikanë të drejtësisë dhe hetimin.

Vizita e zyrtarëve të SPAK në SHBA parashikon edhe takim në zyrën e FBI-së dhe DEA-s.

“Zyrtarë të lartë të SPAK-ut po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington, DC këtë javë. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë (OPDAT), zyrtarët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP). Prokurorët e SPAK diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës. Vizita do të përfshijë gjithashtu takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

/tvklan.al