Prokurori Besim Hajdarmataj del para vetingut

Posta

Prokurori Besim Hajdarmataj del para vetingut

11:56 14/10/2019

Nuk gjenden pasaktësi te pasuria dhe aftësitë profesionale

Përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dalë sot Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili ka pasur nën hetim dosje të rëndësishme vitet e fundit.

Sa i përket pasurisë, KPK u shpreh se ai ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin.

“Ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit”, u tha në raport.

Edhe DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës të prokurorit Hajdarmataj.

Gjithashtu rezulton se Hajdarmataj nuk është përfshirë direkt apo indirekt me persona të papërshtatshëm.

Edhe për aftësitë profesionale nuk pati pretendime.

Ndaj Hajdarmatajt janë bërë 11 denoncime pranë KPK-së dhe 3 denoncime të raportuara në media online ndërsa 3 denoncime janë bërë pranë ONM-së.

Ai ka pasur në duar çështjen e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dosjen 184, dosjen 339, si dhe dosjen Shullazi.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi