Në itali është kapur më shumë drogë kohët e fundit. Kjo ishte deklarata e Cataldo Motta, Prokurori i Antimafias së Leçes, pas takimit dy orësh në Prokurorinë e Përgjithshme.

Përveç numrit një të akuzës, Adriatik Llalla, në takim morën pjesë dhe disa prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët po hetojnë një sërë dosjes së trafikut të drogës drejt Italisë.

Në konferencën për mediat, Motta tha se situata është e tillë që në këto momente duhet një bashkëpunim më i madh se më parë. Ndërsa për çështje konkrete hetimore, si rasti i pilotit Guido Guidi, prokurori italian ka refuzuar të flasë.

“Jam i vjetër, por një gjë që besoj është bashkëpunimi. Kemi bërë një verifikim të hetimeve që i kemi të përbashkëta. Hetimet që po kryhen janë nëpër sasitë e drogës së kapura në brigjet italiane, por edhe dosje të tjera, për të cilat nuk mund të flas. Situata është e tillë që duhet një bashkëpunim më i madh se më përpara. Drogë më shumë është kapur në Itali gjatë kësaj periudhe.

Motta është pritur në një takim ditën e mërkurë nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes autoriteteve ligjzbatuese në të dy vendet, si dhe nevoja e zgjerimit dhe intensifikimit të këtij bashkëpunimi.

Tv Klan