Zëvëndës prokurori i antimafias italiane ka zbarkuar sot në bregdetin e skafeve në Vlorë. I shoqëruar nga kryeprokurori shqiptar Arben Rakipi, Alberto Marietati ka parë me sytë e tij vendin nga ku zhvillohet trafikimi i kladenstinëve, armëve, drogës dhe prostitucionit. Në Vlorë shefi i antimafias italiane ka marrë informacione të hollësishme mbi numrin e skafeve, hapësirën ku ata veprojnë si dhe mënyrën e organizimit të trafikut. Marietati është kthyer përsëri në Tiranë ku do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në krijimin e organit të ri të antimafias shqiptare.

Pamje nga Prokuroria e Përgjithshme, kryeprokurori Arben Rakipi./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili