Dyshohet se shkak është bërë përplasja për trafikun e frogës në zonë

Mediat italiane zbulojnë detaje të reja nga përplasja mes dy grupeve në Frosinone ku mbeti i vrarë Kasem Kasmi. Autori i vrasjes Mikea Zaka ka pasur prej kohësh konflikt me viktimën. Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Frosinone Zaka ka thënë se shkak për konfliktin ka qenë shoqëria e Kasmit me të fejuarën e tij.

La Republika shkruan se duke iu referuar burimeve, kjo pistë nuk besohet nga hetuesit. Prokurori i Frosinone, Antonio Guerriero deklaroi se hetimet nuk kanë përfunduar për zbardhjen e kësaj ngjarje ku janë përfshirë dy grupe kriminale. Dyshimet e para flasin për kontrollin e trafikut të drogës apo prostitucionit në zonë.

Mediat italiane thonë se në konflikti janë përfshirë dy grupe, ai i Kasem Kasmit që njihej me emrin Karleto dhe ai i Mikea Zekës. Ky i fundit jetonte në Kasermone dhe nuk ka precedent penal. Para pak kohësh ai u ndalua nga policia pasi u kap me 20 mijë euro kesh dhe sipas gazetës      La Republika, kishte rolin e arkëtarit.

“Shampanjë, makina dhe jahte të ndërtuara me porosi: kush janë Carletto dhe Zaka, viktima dhe vrasësi i të shtënave në Frosinone” e titullon La Republika shkrimin për ngjarjen e rëndë në Frosinone. Sipas saj Kasem Kasmi bënte një jetë luksoze dhe shpesh herë lëviznin në Piza, Romë dhe Firence. Ai jetonte me të vëllain dhe janë nga Burreli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 Mars në ambientet e jashtme të Shake Bar, në rrugën Aldo Moro. Në orën 19:30 siç shihet në video, 3 persona afrohen grupit të shqiptarëve që ishin ulur në një tavolinë, jashtë lokalit.

Në video dëgjohen gjithsej 7 të shtëna, të cilat kanë terrorizuar klientët, disa prej tyre janë futur poshtë tavolinave.

Mikea Zeka ishte në Shake Bar në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Aty kanë ardhur Kasem Kasmi me shokët e tij. Pas pak momentesh, 23-vjeçari Mikea Zeka nxjerr pistoletën dhe qëllon duke lënë të vdekur në vend 27-vjeçarin Kasem Kasmi. Nga të shtënat mbetën të plagosur dhe 3 persona të tjerë. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike në spital.

Klan News