Ditën e premte u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme një takim mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz. 

Takimi u fokusua në ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, që u vlerësua pozitivisht, si dhe nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tij në kuadër të hetimeve të përbashkëta, hetimeve financiare dhe ekzekutimit të shpejtë të letërporosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta. 

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Alvaro Zenedo Zalba./tvklan.al