Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për të liruar nga paraburgimi ish-kreun e Autoritetit të Rrugëve, Dashamir Xhika.

Për ish-zyrtarin, që akuzohet për abuzime me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, Gjykata e Apelit e ndryshoi masën në arrest shtëpie me argumentin se nuk përbënte rrezikshmëri shoqëror.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderat dhe punimet e nënkontraktorëve shkon në 37 milionë dollarë.

Prokuroria evidenton si shkelje të rëndë kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar.

Po ashtu, Xhika akuzohet se ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas situatës së krijuar me rrëshqitjen e dherave në vitin 2014.

Tv Klan