Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq Dashamir Gjokën. Prokuroria e akuzon për pastrim parash në vendin tonë në vlerën e disa milona eurosh.

Nga hetimi, akuza ka faktuar se i pandehuri ka krijuar asete pasurore në Shqipëri nga aktiviteti kriminal që ushtruar në Itali.

Gjoka, sipas Prokurorisë, rezulton i dënuar nga gjykata e Milanos me 7 vite e 6 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të lëndëve narotike.

Prokuroria e Durrësit konstaton se janë krijuar në Shijak kompleksin “Gjoka”, si edhe një Godinë Shërbimi 2 katëshe.

Në dosje hetuesit kanë sjellë si prova dhe informacionet e mbërritura nga pala italiane. Sipas këtyre informacioneve, Gjoka ka siguruar shuma të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal i kryer gjatë viteve 2002 – 2003.

Për të justifkuar pasuritë, prokuroria thotë se Dashamir Gjoka ka përdorur si mbulesë dhe kreditë në banka. Por nga llogaritjet e ekspertëve rezulton se ka qënë e pambuluar dhe janë përdorur paratë e përfituara nga shitja e drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.

Këto pasuri, aktualisht, janë të sekuestruara edhe nga Prokuroria për Krime të Rënda, në kuadër të hetimit pasuror që ka nisur në kuadër të ligjit “Antimafia”.

Tv Klan